Çështja e Neymar te PSG ka nisur të bëhet e pakuptueshme dhe njëkohësisht edhe e çuditshme.
Derisa drejtori sportiv Leonardo e pranon se negociatat për largimin e brazilianit mund të zhvillohen me klubet si Real Madridi, Barcelona ose Juventus, Thomas Tuchel dëshiron të vendos në formacionin startues superyllin në ndeshjen e së dielës kundër Toulouses – takimi i xhiros së tretë në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri gjerman, i cili tashmë ka diskutuar rreth vendimeve për metodat dhe taktikat e tij, vjen pas humbjes së tri pikëve ndaj Rennes dhe është në dijeni se Neymar do të përmirësonte skuadrën e tij.
Derisa kanë mbetur edhe 11 ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të transferimeve, PSG dëshiron të rikuperoj shumën prej 222 milionë euro të paguar për të te Barcelona në verën e vitit 2017.
Por, vendimi për të vendosur në formacionin startues reprezentuesin e Brazilit qëndron në dorën e presidentit Al Khelaifi dhe Leonardos.
Pra, Neymar nuk do të luaj të dielën për PSG-në derisa e ardhmja e tij të zgjidhet./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...