Real Madridi mund të bastiset nga Paris Saint Germaini për shkak se gjiganti francez është i gatshëm për të ofruar 200 milionë euro për mesfushorin Toni Kroos.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që skuadra në Liga 1, e cila theu rekord me transferimin e Neymarit gjatë verës, është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas burimit të lartpërmendur, skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery është gjithashtu e gatshme për t’i ofruar Kroosit një super marrëveshje në mënyrë për të siguruar transferimin e tij te kryeqyteti francez.
Që nga transferimi në Spanjë nga Bayern Munichu gjatë verës së vitit 2013, Kroos i ka ndihmuar ‘Los Blancos’ të sigurojnë një numër të madh trofesh.
Partneriteti i Kroosit me Modricin është përshkruar si dyshja më e mirë në mesfushën e futbollit që i kanë ndihmuar të kontrollojnë plotësisht ndeshjet Real Madridit.
Në rast se Real Madridi humb Kroosin, atëherë kjo do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Zidanes që do të ketë vështirësi në gjetjen e zëvendësuesit të 28-vjeçarit./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...