PSG ka nisur bisedimet me Bayern Munich për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Lucas Hernandez.
Ish ylli i Atletico Madrid-it është i hapur për kalimin në “Parkun e Princave”, por “Bavarezët” nuk do e lejojnë aq lehtë të largohet, transmeton portali arbresh.info.
PSG e kanë bërë fituesin e Kupës së Botës prioritet në mbrojtje, të cilin e shohin si zëvendësuesi i Thiago Silva.

“Parisienët” ishin të interesuar për Hernandez edhe para se Bayern ta transferonte në verën e kaluar.
Gjiganti gjerman nuk do pranojë ndonjë ofertë më të ulët se 80 milionë euro, vlerë të cilën e paguan verën e kaluar.
PSG ka interesim edhe për yllin e AC Milan-it, Theo Hernandez, por “Rosonerët” nuk kanë pranuar të nisin bisedimet./arbresh.info.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...