Paris Saint-Germaini është pranë që të heqë dorë nga Gianluigi Donnarumma dhe ta kërkojë një portier tjetër.
18-vjeçari është kërkuar nga klubi francez gjatë verës, mirëpo asokohe e rinovoi kontratën me Milanin.
Akoma vazhdojnë tensionet ndërmjet agjentit të portierit, Mino Raiola dhe Rossonerëve, pasi klubi italian është i vendosur që ta mbajë Donnarumman.
Mirëpo, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e PSG-së janë lodhur nga loja që po luajnë homologët e tyre te Milani.
Në këtë mënyrë, presidenti i Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë direktiva drejtorit sportiv, Antero Henrique, që t’i shqyrtojë opsionet tjera.
Alisson i Romës dhe Jan Oblak i Atletico Madridit, janë shënjestrat kryesore të klubit francez.
Portieri i Atleticos ka një klauzolë në vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Roma duhet t’i vë çmim portierit të vet, pasi ai nuk ka një klauzolë.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...