Real Madrid ka ofruar një ofertë të re Paris Saint-Germain për kartonin e yllin francez, Kylian Mbappe.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët janë të gatshëm për të ofruar një shumë me vlerë 215 milionë euro për Mbappen.
Gjithashtu, sipas këtyre mediave, parisienët do të jenë të kënaqur me ofertën e fundit nga reali.
Kujtojmë që “Los Blancos” në fillim ka ofruar ofertën me vlerë 160 milionë euro e cila është refuzuar nga parisienët.
Andaj, spanjollet kanë ofruar ofertën me vlerë 180 milionë euro ku përsëri francezët e kanë refuzuar.
Tashmë “Los Blancos” kanë ofruar ofertën prej 215 milionë euro e cila është duke u konsideruar si ofertë e parefuzueshme.
Ndërsa lojtari, ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu bashkuar me Real Madridin.
“Goal Espana” ka raportuar se ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes klubeve por oferta e fundit e “Mbretërve” do të zgjidh çdo gjë. / arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026