E ardhmja e Bernardo Silva vazhdon të mbetet në pikëpyetje.
Gjatë gjithë merkatos verore, mesfushori është përfolur për një transferim te Barcelona, por katalanasit duhet të shesin Frenkie De Jong në mënyrë që të futen në garë plotësisht për portugezin.
Megjithatë, në skenë së fundmi është futur edhe Paris Saint German.
Kampionët e Francës janë të interesuar për ta transferuar 27-vjeçarin në Parc des Princ dhe deri në përfundim të merkatos pritet të zhvillohet një garë e ashpër midis Barcelonës dhe Paris Saint German.
Emri i Bernardo Silv-ës është lidhur edhe me parë me Parisin, duke përfshirë një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Neymar, megjithatë lajmi asnjëherë nuk u konfirmua. Luis Campos e njeh Bernardo Silvën që nga koha e tij me Monacon dhe sipas raportimeve portugezi e ka bërë mesfushorin prioritetin e tij kryesor në javët e fundit të merkatos verore.
Mesfushori është pjesë e Kampionëve të Anglisë që prej vitit 2017. Silva gjithmon ka qenë një pikë e fortë e formacionit të Pep Guardiolës dhe në rast largimin, Man City ka piketuar Lucas Paqueta e Lyon për të zëvëndësuar fantazistin./SS/
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...