Klubi i madh francez, Paris Saint Germain i vendos ultimatum trajnerit të tyre Unay Emery.
Numri një i stolit të klubit parisien pati luksin të zhvillonte një ndër afatet kalimtare më të shtrenjta dhe më cilësore se çdo skuadër tjetër evropiane.
Transferimet e kryera nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Nisur nga ky objektiv eksperienca e Unai Emery në kryeqytetin francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar, pra nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit, ku përplasja e radhës është me Realin e Madridit.
Nëse një objektiv i tillë përmbushet, aventura e tij në “Parc des Princes” do të vazhdojë, përcjell SS.
Për t’i paraprirë situatës, sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka gati emrin e pasuesit. Zinedine Zidane qëndron në krye të listës.
Drejtuesi i stolit të klubit mbretëror nuk po kalon një periudhë të qetë dhe zërat se në fund të sezonit ai do të largohet nga drejtimi Realit po shtohen gjithnjë e më shumë.
Mes PSG dhe Zidane nuk ka patur kontakte, por mundësitë që në verë tratativat të konkretizohen janë të mëdha.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...