Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Cristiano Ronaldos.
E ardhmja e portugezit është ende e paqartë. Deri më tani besohet se ai do të largohet nga “Old Trafford”, por ka spekulime të shumta rreth klubit të tij të ri.
PSG-ja mendohet të jetë një nga klubet që mund të përballojnë transferimin e Ronaldos. Dhe, sipas gazetarit nga Portugalia, Pedro Almeida, kampionët e Ligue 1 janë në bisedime për një lëvizje.
Almeida pretendon se drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, ka folur me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të shprehur idenë e një lëvizjeje të 37-vjeçarit në “Parc des Princes”.
Një transferim i tillë do ta bashkonte Ronaldon me Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Neymarin, megjithëse ky i fundit vazhdon të lidhet me një largim.
Kujtojmë se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk është i përfshirë në listën përfundimtare të Manchester Unitedit për të udhëtuar në Tajlandë për përgatitjet para-sezonale dhe mundësia e largimit të tij vlerësohet se është shumë e madhe.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë klubi i ri i Cristiano Ronaldos, për të cilin interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...