PSG është duke e vëzhguar mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Reguilon, i cili momentalisht është huazim te Sevilla.
Sipas RMC, PSG është në dijeni se do e humbasë gjatë verës Layvin Kurzawa, shkaku që do largohet si lojtar i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, Reguilon nuk është në planet e “Los Blancos”, andaj “Parisienët” janë duke vëzhguar paraqitjet dhe thuhet se gjatë verës do provojnë ta transferojnë.

Real Madrid për 23-vjeçarin kërkon 35 milionë euro.
Në ‘radarin’ e PSG-së mbesin ylli i AC Milan, Theo Hernandez dhe mbrojtësi i Porto-s, Alex Telles./arbresh.info.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...