Paris Saint-Germain është në presion nga e ardhmja e Kylian Mbappes, pasi Real Madridi e do me ngulm transferimin e francezit.
Los Blancos e duan transferimin e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo kampioni i Ligue 1 po refuzon ta shesë sulmuesin.
Sipas asaj që raporton Sport, skuadra franceze do ta lejonte largimin e Mbappes, vetëm nëse do ta merrte si shkëmbim Vinicius Juniorin.

Me formën e lartë të Rodrygo Goes, minutat janë të limituar për sulmuesin brazilian deri më tani në këtë sezon.
Zinedine Zidane po e preferon para Viniciusit bashkëkombësin e tij dhe një marrëveshje me Parisin është e mundur.
Por, Real Madridi duhet të paguajë edhe një shumë shtesë dhe shërbimet e sulmuesit të talentuar për ta transferuar Mbappen në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin