PSG dyshon te Ramos, ende nuk i ka ofruar zgjatjen e kontratës

08:13 | 4 Janar 2023
Emir Abduramani

Mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos, i skadon kontrata me Paris Sait-Germain në fund të këtij sezoni, dhe francezët ende nuk kanë vendosur çfarë të bëjnë me kontratën e 37-vjecarit, ndonëse janë të interesuar ta vazhdojnë atë.

Ish-lojtari i Real Madridit ka marrë një rol të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, duke udhëhequr me shembull në qëndrimet e tij profesionale dhe duke folur kur është e nevojshme, ka shkruar “L’Equipe”.

Kësisoj, drejtuesit e kampionëve janë të vetëdijshëm për këtë dhe janë gati t’i ofrojnë rinovim të kontratës edhe për një ose dy sezone tjera.

Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, pasi drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, pret që Ramos të dëshmojë se mund të jetë ende i gatshëm për të dhënë nga vetja në fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale