Neymari ka reaguar shpejt pasi Paris Saint-Germainit i ra shorti të luajë me Barcelonën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, duke i dërguar mesazh ish-bashkëlojtarit të vet, Lionel Messi.
Sulmuesi brazilian do të rikthehet në Camp Nou për herë të parë që prej se u largua në vitin 2017 për një shumë rekorde botërore sot e asaj dite, 222 milionë euro.
Gjatë kohës së tij në Barcelonë, Neymar shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke luajtur përkrah Messit dhe Luis Suarezit dhe është e qartë se ai ndien ende shumë dashuri për klubin katalonas.
Pas u konfirmuar shorti, Neymari e zgjodhi Twitterin për t’i dërguar mesazh argjentinasit.
Ai e postoi një fotografi ku shihet duke e përqafuar Messin, me mbishkrimin: “Shihemi së shpejti mik im”. /Gazeta Express/

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...