Paris Saint-Germain thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit spanjoll të Bayern Munichut, Juan Bernat.
PSG janë në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë pas largimit të Yuri Berchiche.
Kjo pasi që në atë pozitë ka mbetur vetëm Layvin Kurzawa, i cili nuk ka bindur edhe aq me paraqitje në sezonin e kaluar.
Kështu, kampioni aktual i Ligue 1 ka kthyer vëmendjen tek mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis dhe ai i Bayernit, Bernat.
Për këtë të fundit thuhet se klubi nga Parc des Princes veçse ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e tij.
Sipas mediumit Cadena Ser, PSG ka marrëveshje me Bayernin për transferimin e Bernat këtë verë.
Shifra e transferimit mendohet të jetë 14 milionë euro për transferimin plus tre milionë tjera në formë bonusesh.
Deri në mbylljen e afatit kalimtar veror në Ligue 1 kanë mbetur edhe 11 ditë, pasi 31 gusht është data e fundit e regjistrimit të futbollistëve të rinj.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...