Granit Xhaka ka shënuar një gol shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim më parë.
Mesfushori kosovar realizoi golin e parë për Arsenalin gjatë fitores 4 me 1 pasditen e sotme (e martë) kundër Fulhamit si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas tij portën gjetën Alexandre Lacazzete (55′), Aaron Ramsey (79′) dhe Pierre Emerick Aubameyang (83′), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Aboubakar Kamara në minutën e 69′.
Sidoqoftë, goli në minutën e 25′ i shënuar nga reprezentuesi për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery ishte ndryshe nga ajo që kemi parë në të kaluarën.
Nga gjashtë golat e shënuara deri tani me fanellën skuadrës londineze, Xhaka ka shënuar pesë jashtë zonës së rreptësisë por i fundit kundër Fulhamit ishte i pari në Premierë Ligë brenda zonës së rreptësisë, diçka e rrallë nga 25-vjeçari.
Me fitoren e sotme, Arsenali vazhdon luftën për top katërshe në Premierë Ligë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin e tij:
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...