Udhëtimi i së shtunës i Manchester United në Arsenal, është loja e parë që kalon miliardin në Premier Ligë, sipas analistëve financiarë Vysyble.
Të dy palët kanë fituar tituj të shumtë Premier, që nga fillimi i ligës në vitin 1992.
Sipas Vysyble, qarkullimi i kombinuar i të dy palëve që ndeshen këtë fundjave në Emirates është një shifër rekorde, shkruan Indeksonline.
Kjo është e bazuar në Arsenalin të cilët kanë publikuar të ardhura prej 424 milionë funte në 2016-2017, ndërsa United kishte të ardhura rekord prej 581 milionë funte ; rritje e përqindjes me dy shifra për të dyja skuadrat bazuar në vitin paraprak.
Në një deklaratë, Roger Bell i Vysyble tha: “Kjo është një arritje e madhe për Premier Ligë në aspektin e reflektimit të suksesit në fitimin e të ardhurave nëpërmjet marrëveshjeve fitimprurëse për TV” .
Sidoqoftë, shumat e mëdha – që vijnë kryesisht nëpërmjet sponsorizimit dhe të drejtave të TV – nuk përkthehen drejtpërdrejtë në fitime, me të gjitha klubet e Premier Ligës duke shpenzuar në rritje për tarifat e transferimit dhe pagat.
Sipas Vysyble – dhe analistë të tjerë financiarë – klubet nuk marrin parasysh koston e vërtetë të bërjes së biznesit dhe në fakt bëjnë humbje ekonomike.
Sipas Bell, humbjet e Arsenalit ( 4,2 milionë funte ) dhe United (16,3 milionë funte) janë humbje “modeste” ./IndeksOnline
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...