Pronarët e Romës, Dan dhe Ryan Friedkin janë gati të blejnë një tjetër klub evropian pas gjigantit italian.
Biznesmenët amerikan dy vite më parë kanë blerë Romën dhe tani Giallorosët janë në rrugë të mirë për tu bërë një skuadër konkurruese në Itali dhe Evropë.
Është skuadra franceze AS Cannes që është shumë pranë shitjes nga pronarët aktual tek presidenti i Romës.
RMC Sport ka raportuar se Dan Friedkin, pronar i The Friedkin Group do të bëhet president i ri i skuadrës franceze.
“Asgjë nuk është firmosur ende, por një gjë e tillë është shumë afër të ndodhë”, ka thënë Anny Choutarde presidentja aktuale e klubit franceze.
AS Cannes bën gara në ligën e tretë të Francës, derisa është njëherë fitues i Kupës së shtetit në vitin 1932.
Dan Friedkin e kishte blerë Romën së bashku me birin e tij Ryan Friedkin në gushtin e vitit 2020 për 591 milionë euro.
Ndërkohë sa i përket blerjes së klubit francez, një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë muajit maj mes datave 17 deri më 25 maj sipas mediumit francez. /Telegrafi/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...