Pronarët e PSG duan ta blejnë klubin e njohur në Serie A

11:14 | 20 Shtator 2022

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, do të blejë një klub të ri evropian.

Ndërsa Qatar Sports Investments e ka zotëruar tashmë PSG-në që nga viti 2011, dëshiron të blejë Sampdorian sa më shpejt të jetë e mundur sipas faqes italiane ANSA, përcjell arbresh.info.

Në një email që agjencia italiane arriti të marrë në duart e saj, mësojnë  se një anëtar i familjes mbretërore të Katarit, Khalid Faled Al Thani, ka shprehur dëshirën për të investuar në klubin italian, i fundit në renditjen momentale në Serinë A.

Shpërndaje në rrjete sociale