Thibaut Courtois duket se ka kthyer besimin në vete.
Portieri i Real Madridit ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjes si mysafirë kundër Galatasarayt, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ arritën të kalonin në epërsi me anë të mesfushorit Toni Kroos pas golit të shënuar në minutën e 18′.
Por, gjëra mund të ishin plotësisht ndryshe për skuadrën e Zinedine Zidanes për shkak nikoqirët rrezikuan dhe kishin disa raste mjaftë të bukura.
Sidoqoftë, Courtois ishte vendimtar dhe bëri disa pritje të shkëlqyera gjatë pjesës së parë në stadiumin Telekom në Stamboll.
Ishte Florin Andone që kishte dy raste të mira për të shënuar, por portieri belg ia mohoi golat falë pritjeve të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe An...
Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga
Deputeti i PD njofton tërheqjen nga gara për zgjedhjet e 11 ...
Radoniqi pret në takim ambasadorin britanik, e njofton për n...
Ancelotti i kundërpërgjigjet Guardiolës pas deklaratës së ti...
Mashtrim me kriptomonedhat/ Presidenti argjentinas rrezikon ...