Prishtina e ka mposhtur Drenicën edhe si mysafirë me rezultat 2 – 3.
“Bardhëkaltërit” në ndeshjen e parë e mposhtën skuadrën e Gani Sejdiut, me rezultat 3 – 0 në “Fadil Vokrri”, kurse sot (e mërkurë) e siguruan finalen, shkruan portali arbresh.info.
Leonit Abazi në minutën e 27-të ndryshoi shifrat duke i kaluar mysafirët në epërsi me supergol nga gjuajtja e lirë, kurse pas pesë minutave Endrit Kransniqi nga 11-metërshi dyfishojë rezultatin.

Edhe në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënonin të parët, me anë të Leotrim Bekteshit në minutën e 56-të, i cili shënoi nga pika e bardhë, kurse vendasit shënuan golin e parë përmes Flamur Muleci në minutën e 66-të, derisa golin e fundit të ndeshjes e shënoi Kerim në minutën e 86-të nga distanca.
Prishtina në finale të Kupës së Kosovës do përballet me Ballkanin./arbresh.info.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...