Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Prishtina ka vazhduar me përforcime.
Skuadra kryeqytetase ka nënshkruar me basketbollistin amerikan Rodney Bullock.
Bullock i gjatë 2,03 centimetra së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit hungarez tek skuadra Alba Fehervar.
Zyrtarizimin e tij e ka bërë klubi kryeqytetas nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në Facebook.
24-vjeçari së fundmi ka pasur një mesatare prej 10.8 pikëve për ndeshje, 4.5 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve.
Me transferimin e Bullock, kampioni i shumëfishtë i Kosovës shton edhe më shumë cilësinë në ekip.
Prishtina është duke marrë pjesë në garat evropiane, ndërsa është edhe favoriti kryesor për ta fituar përsëri titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.613196462024775/2435339306477139/?type=3&theater
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...