Skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina, do të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën e Shkupit.
Mirel Josa do të ketë edhe një test interesant në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, kur nesër do të përballet me skuadrën nga Maqedonia Veriore, Shkupi, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes ‘Bardh e kaltërve’ dhe kryeqytetasve maqedonas do të luhet në Prishtinë, me fillim nga ora 17:30.
Do të jetë stadiumi ‘Fadil Vokrri’ arena ku do të luhet kjo ndeshje, që pritet të jetë mjaft interesante.
Prishtina ka luajtur edhe një miqësore së fundmi, me rivalët lokal, Flamurtarin.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...