Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 77:88 (15:20, 16:32, 20:18, 26:18), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i barabartë deri në minutën e tetë, ku më pas prishtinasit me një seri të suksesshme e fituan këtë pjesë 15:20. Në periudhën e dytë bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë, ku dalëngadalë u shkëputën, duke arritur deri në 21 pikë, 31:52, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, përcjell arbresh.info.
Perioda e tretë ishte më e barabartë, me kryeqytetasit që menaxhuan epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan prizrenasit ta shkrijnë atë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:70. Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Sigal Prishtina triumfoi 77:88.
Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.
Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin.
Të enjten (nesër) do të ndeshen Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...