Prishtina ka arritur të marrë fitore në klasiken e futbollit kosovar ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje me disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku Blesa e Kryeziu rrezikuan për vendasit, derisa Krasniqi e Ajzeraj për mysafirët.
Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan me rezultatin e pastër 0-0.
Pjesa e dytë dha edhe më shumë raste shënimi, por vetëm me një gol që u pa.
Leotrim Kryeziu rrezikoi i pari me kokë, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Drita rrezikoi me Benjamin Agyaren, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në minutën e 73-të, Jalen Blesa fitoi një penallti pasi u pengua në zonë nga Benjamin Agyare. I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi prishtinas Blesa duke realizuar për 1-0.
Deri në fund Drita tentoi barazimin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti, derisa Prishtina mori tre pikë nga kjo përballje.
Me këtë fitore Prishtina ngritët në pozitën e katërt me 21 pikë, derisa Drita mbetet në vendin e tretë me 25 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Dukagjini i Klinës, derisa Drita para tifozëve të vet pret Feronikelin ’74. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...