Prishtina ka siguruar mbijetesën në xhiron e fundit, atë të 36-të në BKT Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Llapin si mysafir me rezultat 2-1.
Ish kampioni Prishtina ishte mysafir i Llapit, ku fitoi me rikthim këtë ndeshje.
Llapi e nisi pjesën e dytë me gol (51’), ku Valmit Veliu fitoi penallti dhe vet e ktheu në gol për 1-0.
Gauthier Mankenda shpejtë barazoi shifrat në minutën e 59-të me një goditje me kokë për 1-1.
Vetëm pas dy minutash sërish Mankenda shënoi për 2-1, duke i dhënë qetësi Prishtinës.
Deri në fund nuk kishte gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Prishtinës.
Prishtina e mbyll sezonin me 51 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Llapi me 54 pikë në pozitën e katërt.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...