Prishtina ka fituar ndeshjen e parë ndaj Drenicës me rezultat 3 – 0, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
“Bardhëkaltërit” ishin më të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe me meritë të plotë fituan ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.
Ahmet Januzi pas një asistimit të mirë nga Otto John, lehtësisht dërgoi topin në rrjetë duke i zhbllokuar shifrat në minutën e 29-të, kurse i njëjti lojtar pas një harkimi të jashtëzakonshëm nga Armend Thaqi dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, loja ishte më e baraspeshuar dhe ishte Meriton Korenica që në minutën e 90-të vulosi fitoren e vendasve.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas dy jave në Skenderajë.
Kujtojmë se nesër do zhvillohet derbi tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit./arbresh.info.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...