Prishtina e mundur Ballkanin falë një autogoli të ish-mbrojtësit të vet Armend Thaqi të dielën, duke e ndezur edhe më shumë garën trifrontëshe për titull në Superligë këtë sezon.
Thaqi, i cili u rrit në mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë duke luajtur për Prishtinën para se t’i bashkohej Ballkanit në verën e kaluar, shënoi në portën e vet në pjesën e parë në Suharekë, duke e vendosur fatin e derbit të javës së 27-të në dëm të skuadrës së vet.
Prishtina po vinte nga një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, prandaj fitorja kundër rivalit të drejtpërdrejt për titull ishte mbase treni i fundit për të mbetur në garë.
Falë këtyre tri pikëve, Prishtina i afrohet Ballkanit në vetëm një pikë, dhe vijon të mbetet katër pikë prapa lideres Drita.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të javës së 27-të të luajtur sot, Feronikeli e shkatërroi Llapin duke e mundur 4:0 në Drenas.
Nikli tani ngrihet në pozitën e pestë me 34 pikë nga 27 ndeshje, një më shumë se Llapi një pozitë më poshtë dhe shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga. /Gazeta Express/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...