
NYON, SWITZERLAND - OCTOBER 04: Football Federation of Kosovo (FFK) President Fadil Vokrri and UEFA President Aleksander Ceferin meet at the UEFA headquarters, The House of European Football on October 4, 2016 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
Aroma e Ligës së Kampionëve tashmë po hetohet gjithandej nëpër botë. Kjo aromë ka përfshirë edhe Kosovën.
Secili shtet do të ketë përfaqësuesit më të denjë të saj. Kështu që, të shtunën në Stadiumin Olimpik në Kiev do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit e në mesin e mysafirëve special të UEFA-s do të jenë edhe figura me rëndësi që kanë lënë gjurmë në botë.
Këtu do të jetë edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, sot legjendë e futbollit dhe diva e muzikës Dua Lipa, që do ta na bëjnë krenar të gjithëve.
Presidenti Vokrri tashmë ka udhëtuar sot drejt Ukrainës. Me këtë rast, presidenti Vokrri do të ketë edhe takime të shumta me homologët e tij, si dhe me drejtuesit e UEFA-s.
Prandaj ky event bëhet edhe më i veçantë dhe kjo finale do të jetë më madhështore për faktin se në tribuna të stadiumit do të kemi një legjendë të futbollit, ndërsa këngëtarja kosovare, Dua Lipa, do të paraqitet në programin artistik para ndeshjes finale me hitet e saj dhe kësisoj do të paraqitet para miliarda njerëzve anë e mbanë globit./arbresh.info/
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë