Presidenti i PSG-së për Messin: Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të vijnë në Paris

09:38 | 7 Qershor 2021

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, është përpjekur ta joshë Lionel Messin t’i bashkohet skuadrës së tij, duke thënë se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për klubin parisien.

Messi pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën këtë verë, për t’iu dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, por Al-Khelaifi nuk duket i dorëzuar.

Sulmuesi argjentinas bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar nga Barcelona verën e kaluar dhe ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen, e cila i mbaron këtë muaj.

Si pasojë, ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera për t’u larguar nga Camp Nou pa asnjë qindarkë.

“Çfarë mund të them unë është se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të vijnë në PSG”, tha Al-Khelaifi në një intervistë për L’Equipe.

“Nuk është e pamundur t’i blejmë të gjithë ata, sepse ne tashmë kemi futbollistë të mëdhenj në skuadër. Thënë këtë, Messi është Messi, lojtar fantastik. I thashë presidentit (të Barcelonës Joan) Laporta e kontrata e tij (Messit) do të mbarojë dhe çdo klub ka të drejtë të bisedojë për ta afruar atë falas për sezonin e ri”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara