Fitorja e Barcelonës 3 me 2 në ‘El Clasicon’ e zhvilluar në Santiago Bernabeu dërgoi gjigantin katalunas në pozitën e parë në tabelën spanjolle ndaj Real Madridit, një avantazh i krijuar për nga numri i golave.
Megjithatë, ‘Los Blancos’ kanë më shumë gjasë për të fituar titullin sepse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Por, Real Madridi duhet të fitojë të gjitha ndeshjet në ligë për të siguruar titullin spanjoll.
Njëra nga ndeshjet mbetura të Madridit luhet më 21 maj ndaj Malagas. Kjo e fundit mposhti Barcelonën 2 me 0, ku Neymar u dënua me tri ndeshje qëndrim jashtë fushës pas kartonit të kuq.
Tifozët e Barcelonës kanë frikë se Malaga do të ndryshoj ndaj Realit pasi presidenti i klubit, Abduallah Al Thani tronditi “Blaugranët” me deklaratën e tij në rrjete sociale.
Al Thani shkroi në Twitter që “Llumi katalunas nuk do ta shijojë trofeun në Ligë”./arbresh.info
Iu duket kjo një gjë normale?

Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...
Kosova me fanella të kaltra kundër Turqisë, FFK publikon vid...
KFOR-i stërvitet me forcat zvicërane
“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkoh...
Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshj...