Presidenti i Interit, Erick Thohir raportohet se është duke kërkuar që të shes 30 për qind të aksioneve të tij në klub.
Bazuar në një raport nga ‘Corriere della Sera’, Thohir është duke kërkuar një shumë minimale prej 150 milionë euro për aksionet e tij në Inter, në këtë mënyrë duke i dhënë vlerën klubin në 500 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Roli i indonezianit te “Nerazzurrët” është margjinalizuar dukshëm qysh pasi Suning Group mori përsipër klubin në verën e vitit 2016, pavarësisht se ende mban titullin zyrtar të Presidentit.
Gazeta thekson që Suning do të mirëpres një investitor të ri me “duar të hapura” pasi ata refuzojnë blerjen e aksioneve nga 48 vjeçari.
Thohir fillimisht bleu “Nerazurrët” nga Massimo Moratti në vitin 2013 dhe thuhet se shpreson të sigurojë të holla nga kualifikimi i tyre në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik