Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur në media për idenë e tij për ndryshimin e rregullave të “Fair-Play” financiar.
“Ne duhet t’i ndihmojmë ata që duan të investojnë në futboll, në të gjitha nivelet.
Në Serie A, por jo vetëm, varet nga ne që të vendosim disa rregulla.
Kur unë isha në UEFA, ne e prezantuam ‘Fair-play’ financiar sepse futbolli humbiste 1.7 miliard euro çdo vit dhe duhej të vendosej një limit”, ka thënë Infantino.
“Ne prezantuam rregulla që kanë pasur sukses sepse futbolli nuk sjell më humbje të tilla, por tani ne duhet të evoluojmë, ne si FIFA do të japim kontributin tonë. Ne duhet t’i bëjmë klubet e futbollit të rriten jo vetëm në Evropë, por rreth botës. Ne kemi nevojë për disa rregulla që do t’i lejojnë investitorët të jenë në gjendje të investojnë, por edhe të fitojnë”, shtoi ai./Zëri
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...