Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar kampionin e ri të Kosovës, Trepçën ’89, për trofeun e parë të kampionit.
Në një letër të dërguar drejt kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, numri një i FIFA-s ka uruar klubin mitrovicas për arritjen e madhe. “I nderuari President, KF Trepça ’89 është kampion i Kosovës për sezonin 2016/17, shkruan mitrovicatoppres.com.
Po ua përcjelli urimet më të përzemërta për Trepçën ’89 për titullin e parë të Ligës!
Ky titull është si rezultat i vendosmërisë të të gjithëve të përfshirë dhe urimet shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe fansat për këtë të arritur të madhe. Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, dua të falënderoj Trepçën ’89 dhe federatën tuaj për ndihmën që të përçojmë mesazhe pozitive përmes futbollit. Jam në dispozicionin tuaj dhe mezi pres të ju takoj”, thuhet në letrën e Infantinos.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani