Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se është kompletuar transferimi i Marcelo Brozoviq te Al Nassr në Arabinë Saudite.
Gazetari më i besuar në botën e transferimeve ka njoftuar në Twitter se është arritur një marrëveshje verbale mes Al Nassr dhe reprezentuesit kroat dhe se është pritur vetëm nënshkrimi i kontratës.
Brozoviq duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor dhe më pas të nënshkruajë kontratë për tre vjet. Al Nassr do t’i paguajë Interit një dëmshpërblim prej 23 milionë euro dhe Brozoviç do të marrë 100 milionë euro (rreth 33 në vit) në emër të pagës dhe nënshkrimit të kontratës.
Me këtë dështoi transferimi i tij te Barcelona, që në një moment, sipas raportimeve, ishte një opsion më i mundshëm. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka komentuar mungesën e mesfushorit kroat në një intervistë për Onze TV.
“Brozoviq, Zubimendi dhe Kimmich janë shumë të shtrenjta. Ato transferime nuk mund të realizohen për shkak të financave”, tha ai./Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...