Sa herë që flitet për shifra, Premier League vendos rekord dhe nuk mund të ndodhte ndryshe edhe në shpenzimet si komisione për agjentët e futbollistëve të transferuar në vitin e fundit.
Nga një vëzhgim që ka bërë prestigjozja “Times”, klubet e Premier Leagues kanë shpenzuar 306 milionë euro si komisione për menaxherët e futbollistëve, në periudhën 2 shkurt 2021-31 janar 2022.
Kjo renditje kryesohet nga Manchester City, që gjatë operacioneve për transferimin e futbollistëve, ka paguar plot 41.6 milionë euro në formë komisionesh për agjentët e lojtarëve që ka sjellë në “Etihad Stadium”.
Në vendin e dytë është Manchester United me 34.4 milionë euro, i ndjekur nga Chelsea me 33.4 milionë euro, Liverpool me 26.25 milionë euro dhe Arsenal, që plotëson pesëshen me 22.12 milionë euro.
Premier League është kampionati që fiton më shumë se çdo ligë tjetër, nga shitja e të drejtave televizive dhe këto të ardhura reflektohen padyshim edhe në merkato, ku klubet angleze janë ato më aktivet e që shpenzojnë më së shumti.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...