Pranon reduktim të pagës vetëm që të qëndroj tek Barcelona

08:21 | 2 Gusht 2022
KRG

Miralem Pjanic ka pranuar zvogëlim të pagës së tij vetëm që të qëndrojë tek skuadra spanjolle, Barcelona.

Boshnjaku  tani e ka rastin t’i tregoi vlerat e tij para trajneri, Xavi Herndnandez në mënyrë që ta fitojë besimin e tij, shkruan arbresh.info.

Mediat spanjolle, kanë bërë të ditur se Pjanic mund të qëndrojë në “Cam Nou”, por vendimin e fundit do ta merr trajneri i katalunasëve.

Boshnjaku është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagën e tij, për të tentuar edhe një shans.

Thuhet se Pjanic mund të shkojë aq larg sa të reduktojë pagën e tij për 60%. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale