Prandelli merr drejtimin e skuadrës së Serie A

17:08 | 25 Maj 2018

Mbetja në Serie A me Udinesen pas një sezoni të vështirë, nuk do t’i sigurojë bankinën Igor Tudorit.

Trajneri kroat, do të largohet nga skuadra nga Friuli, ku angazhohet edhe Valon Behrami.

Mediet në Itali raportojnë se Udinese ka nisur kontaktet me ish trajneri e Italisë dhe Fiorentinës, Cesare Prandelli.

61 vjeçari pritet të marrë drejtimin e skuadrës gjatë javës tjetër, dhe synimi i tij do të jetë rikthimi i Udineses në garat evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale