20:47 | 6 Korrik 2016
Portugalia dhe Uellsi do të takohen sonte në Stade de Lyon për të zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale në Kampionatin Evropian 2016.
Uellsi është padyshim befasia e këtij turne madhështor ku për herë të parë bën pjesë. Megjithatë, uellsianët mund të jenë viktima e parë e Portugalisë, e cila ende nuk ka mposhtur brenda 90 minutave ndonjë skuadër në këtë turne, shkruan portali arbresh.info.
- Tri ndeshjet e tyre përballë njëra tjetrës kanë prodhuar 11 gola, por Uellsi nuk ka arritur ende të mbajë portën e pastër kundër Portugalisë.
- Portugalia ka luajtur më së shumti ndeshje në historinë e Kampionateve Evropiane pa fituar ndonjë torfe: 33 ndeshje, 0 trofe
- Portugalia është e pamposhtur në 12 ndeshjet kompetitive nën udhëheqjen e Fernando Santos, tetë nga ato i ka fituar me vetëm një gol të vetme, shkruan portali arbresh.info.
- Vetëm Franca ka shënuar më shumë gola (11) sesa Uellsi (10) brenda Kampionatit Evropian të këtij viti.
- Gareth Bale ka pasur më shumë goditje drejt portës se çdo lojtar tjetër në Euro 2015 (14)./arbresh.info