Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka për opinionin futbolldashës në Kosovë tashmë e kanë fituar Botërorin e tyre me fitoren kundër Serbisë, megjithatë ata synojnë të lënë gjurmë tjera në Katar dhe të vazhdojnë aventurën drejt një arritje historike me kombëtaren helvetike.
Pengesë e tyre drejt çerekfinales do të jetë Portugalia, e cila në radhët e veta ka njërin prej futbollistëve më të mirë të dekadave të fundit, Cristiano Ronaldo.
Portugalia dhe Zvicra tashmë janë përballur dy herë këtë vit në Ligën e Kombeve dhe secila e kanë fituar nga një ndeshje, prandaj edhe parashikimi për duelin e sotëm është tejet i vështirë.
Një gol i Cristiano Ronaldos e ndihmoi Portugalinë, të mposhte Zvicrën 4:0 në fillim të qershorit. Por vetëm një javë më vonë, zviceranët shënuan në minutën e parë dhe më pas i mbijetuan një breshëri sulmesh të Portugalisë, në ndeshjen e fituar 1:0.
Gjithsesi, Portugalia hyn në këtë ndeshje si favorite, por s’do mend se Zvicra e ka aftësinë ta kërcënojë dhe ta shqetësojë ‘Brazilin e Evropës’.
Portugalia e mbylli fazën e grupeve si e para e grupit, duke shënuar gjashtë gola në tri ndeshje, derisa Zvicra përfundoi e dyta, pasi fitoi ndeshjen e fundit 3-2 kundër Serbisë në mënyrë dramatike.
Ronaldo është 37 vjeç, por është ende një kërcënim i madh për portat kundërshtare, siç është edhe Bruno Fernandes i Manchester Unitedit, i cili shënoi dy herë kundër Uruguait.
Në anën tjetër, Zvicra nuk mburret me sulmues të mëdhenj. Megjithatë, Xherdan Shaqiri, si gjithmonë është i gatshëm për të lënë gjurmë në turne të tilla. Ai ka hyrë në histori duke u bërë futbollisti i vetëm pas Messit dhe Ronaldos që ka shënuar në tri Kupa të Botës.
Ndeshja Portugali-Spanjë zhvillohet sonte në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.
Fituesi i kësaj ndeshjeje në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e duelit Maroku-Spanja./rtk/
Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e ...
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera