Superylli Cristiano Ronaldo është detyruar të largohet nga fusha në finalen e Kampionatit Evropian që është duke u zhvilluar ndërmjet Portugalisë dhe Francës.
Një ndërhyrje e ashpër nga Dimitri Payet detyroi sulmuesin e Real Madridit të largohet me lot në sy nga stadiumi Stade de Francë. 31-vjeçari është zëvendësuar nga Ricardo Quaresma, shkruan portali arbresh.info.