Portieri i Wolves, Jose Sa është i emocionuar nga perspektiva e përballjes me sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo të hënën mbrëma.
Sa është i prirur të provojë veten kundër bashkatdhetarit të tijë.
“Unë kurrë nuk kam lujtur kundër tij më parë dhe nuk kam lujtur kurrë më parë me të, kam qenë vetëm me të dhe kam stërvitur me të në ekipin kombëtar”, tha fillimisht ai.
“Ai është lojtari i mrekullueshëm dhe një lojtar i vështirë për t’u shënuar dhe do të jetë një lojë shumë e mirë. Kam ardhur këtu për të luajtur këto lojëra. Por këtu, të gjitha lojërat janë të mahnitshme. Atmosfera fantastike, stadiume të mahnitshme, fusha të mrekullueshme dhe unë erdha këtu për ta bërë këtë”.
“Ishim afër t’i mposhtnim herën e fundit që luajtëm me ta në Molineux, por ky është futbolli. Ne do të bëjmë masksimumin në Old Trafford dhe do të përpiqemi të marrim fitoren sepse luajmë gjithmonë për të fituar ndeshjen”.
“Por ne e dimë se do të jetë e vështirë sepse Manchester është një ekip shumë e mirë, një ekip shumë e fortë dhe ne e dimë se do të duhet të punojmë dhe luftojmë”, përfundoi portieri portugez./Arbresh.info
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...