Janë disa lojtarë të caktuar të cilët thjesht nuk duhet të provokohen dhe një prej tyre është Cristiano Ronaldo, siç e zbuloi edhe portieri i Genoa, Mattia Perin.
Derisa ylli portugez po e vendoste topin në pikën e bardhë për ta gjuajtur një penallti për Juventusin në ndeshjen kundër Genoas, portieri Perin mendoi se do të ishte ide e mençur të sugjeronte se e dinte ku do të përfundonte goditja e tij, raporton Gazeta Express.
“Poshtë, përsëri në mes?”, pyeti Perin.
Ndërsa, Ronaldo goditi topin në këndin e majtë të portës dhe menjëherë pas festes së tij, u kthye te portieri duke iu përgjigjur.
“Ku po shkon, Perin?”, bërtiti dy herë Ronaldo.
Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen kundër Genoas, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për zonjën e vjetër./Arbresh.info/
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00