Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, e vlefshme për xhiron e 29-të në IPKO Superligë, nuk ka kaluar pa tensione në fund të saj.
Pas ndeshjes Policia e Kosovës përdori sprej lotsjellës, ndërsa disa nga lojtarët bardhëkaltër, trajner Armedn Dallku dhe mjeku i klubit Atdhe Halimi, përfunduan në Emergjencë në Spitalin e Gjilanit.
Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje nga ai incident, duke thënë se Policia e Kosovës ka ndërhyrë që të mos sulmohen gjyqtarët e këtij takimit.
Sipas tyre është ngritur rast penal ndaj trajnerit Armend Dallku, për sulm ndaj personit zyrtare.

“Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ‘Gjilani’ dhe KF ‘Prishtina’. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ‘Prishtina’ vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre”.
“Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t’i sulmojë fizikisht”.
“Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Telegrafin.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...