Agjenti i Paul Pogbas i ka premtuar francezit transferimin në Spanjë pas tri viteve në Manchester United.
Para transferimit për 89 milionë funta në United në vitin 2016, Mino Raiola i kishte thënë Pogbas se do të dëshironte të transferoj në Real Madrid ose Barcelonë pas tri viteve në “Teatrin e Ëndrrave”, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘MEN’, Raiola i ka thënë Pogbas: “Tri vite këtu më pas në Spanjë”.
Pogba është përfolur për transferim në Barcelonë në fillim të kësaj vere, por United refuzoi të hollat e gatshme – plus ofertën nga skuadra katalunase.
Pogba është i vendosur për të vazhduar qëndrimin në Manchester United përtej merkatos së ardhshme të muajit janar, por mund të transferohet verën e ardhshme te Barcelona që vazhdon të jetë ende e interesuar dhe duke monitoruar situatën e tij./arbresh.info/
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...