Paul Pobga nuk është ende gati për Manchester United. Mesfushori francez pas dëmtimit të pësuar 20 ditë më parë kundër skuadrës angleze Everton,do t’i duhet të qëndroj edhe për disa javë të tjera jashtë fushës së lojës.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer.
27-vjecari ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” dhe gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm as në supersfidën ndaj Chelsea-it që do të luhet këtë fundjavë në Stamfortd Bridge.
Megjithatë trajneri norvegjez mund të rikuperojë Edinson Cavani, Scott Mc Tominay dhe Donny van de Beek duke shpresuar që këta tre të fundit të jenë të gatshëm për sfidën ndaj skuadrës së Thomas Tuchel.
Manchester United,mbrëmjen e të enjtes siguroi kalimin për raundin e 1/8 të Europa League pasi eliminoi spanjollët e Real Sociedad, ndërsa në kampionat aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë më pak se kryesuesit e Manchester CIty-t.
Në 5 javët e fundit të Premier League Djajtë e Kuq kanë grumbulluar 9 pikë, duke koleksionuar 2 fitore dhe 3 barazime përfshirë edhe atë sukses historik me shifrat 9-0 ndaj Southampton./arbresh.info/
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...