“The Sun” shkruan sot se mesfushori francez kërkon 600 mijë euro në javë për ta bërë së bashku me Alexis Sanchezin si lojtarin më të paguar të klubit.
Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, shpreson të bashkohet mesfushorin e Djajve të Kuq si dhe Eden Hazardin e Chelseat.
Por, ndërsa 26-vjeçari është i kënaqur nga perspektiva e transferimit në Madrid, anglezët do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur lojtarin në Old Trafford.
Kontrata e tanishme e futbollistit do të përfundojë pas dy vjetëve gjersa United ka mundësi që t’ia zgjas edhe për 12 muaj të tjerë. Djajtë e kuq po përgatiten t’i bëjnë një ofertë trevjeçare, e cila gjë do ta lidhte reprezentuesin francez me klubin britanik deri në vitin 2024./Telegrafi./
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...