Raporte të ndryshme pretendojnë se Paul Pogba ka bërë një kërcënim drejt bordit të Manchester United në ditët e fundit.
Pogba vazhdon të ketë shpresa për transferim te Real Madridi para se të mbyllet merkato e transferimeve verore më 2 shtator, transmeton portali arbresh.info.
Siç shkruan ABC, mesfushori i ka bërë të qartë nënkryetarit të United, Ed Woodward, në takimin e fundit mes tyre se dëshiron të shitet.
Megjithatë, Woodward ka refuzuar kërkesën duke insistuar se lojtari duhet të qëndrojë këtë sezon.
Si përgjigje, Pogba ka paralajmëruar Woodward se është i gatshëm për të luajtur nën kontratën e tij deri më 2021 dhe të largohet falas më pas nëse nuk shitet menjëherë./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi