Paris Saint Germain ka barazuar sonte me St Etienne në Geoffroy-Guichard me rezultat 1-1.
Kështu, trajneri i ri i kësaj skuadre, Mauricio Pochettino e ka nisur me barazim aventurën e tij në Francë.
Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain ka dështuar që të fitojë sonte në Geoffroy-Guichard duke barazuar me rezultat 1-1.
Në fillim të ndeshjes më të mirë ishin vendasit ku do ta gjenin golin në minutën e 19-të me anë të Hamouma, e që më shumë ishte një gol pas një hutie në mbrojtjen vendase.
Por, PSG reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin në minutën e 22-të.
Golin e shënoi Moise Kean dhe ishte një gol që rrjedhi nga një aksion të nisur nga Kylian Mbappe.
Në pjesën e dytë PSG sulmoi dhe kishte posedimin e topit por nuk arriti që të krijonte raste për shënim.
Kjo shihet edhe në statistika ku St Etienne ka më shumë tentime për gol, rreth 11, sesa PSG që ka 10 sosh.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe PSG ngritët në vendin e dytë duke pasur pikë të njëjta me Lille që humbi sonte në shtëpi nga Angers me rezultat 1-2.
Në vendin e parë të Ligue 1 është Lyon me 39 pikë pasi mposhti sonte 3-2 Lensin. /GazetaExpress/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...