Deklaroi se ishte Botërori i fundit dhe se do të bënte gjithçka për ta fituar atë. Në fund, Lionel Messi e mbajti premtimin dhe udhëhoqi Argjentinën në triumfin e saj të tretë në histori. Një arritje e jashtëzakonshme për 35-vjeçarin duke qenë se Kupa e Botës ishte i vetmi trofe që i mungonte palmaresit të tij ndërsa tashmë Messi mund të konsiderohet lehtësisht si një nga më të mëdhenjtë e historisë, në mos më i miri.
Nga ana tjetër, suksesi i Messit në Katar ishte një goditje e rëndë edhe për rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo. Luzitani nuk e ka një Botëror në CV dhe nuk do të mund ta ketë pasi tashmë është 37-vjeç dhe gjendet në fundin e karrierës. Ish-sulmuesi i Anglisë, Darren Bent shprehet i sigurt se CR7 nuk e ka parë finalen e Katarit dhe me siguri pas saj ka fikur edhe telefonin për të shmangur sadopak triumfin e rivalit të tij më të madh.
“Ronaldo është një fitues serial dhe unë e kuptoj që triumfi i Messit e ka shqetësuar atë. Tashmë, nuk ka më rëndësi se çfarë bën Ronaldo deri në fund të karrierës, Messi ka marrë atë trofeun që ai kurrë nuk do ta ketë. Ai po plas nga inati tani. Nuk kam asnjë dyshim, Ronaldo as nuk e ka parë finalen e Botërorit, ndërsa pas saj me siguri ka fikur edhe telefonin për të mos marrë asnjë ngacmim”, u shpreh Bent./SS/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...