Pasi Pochettino dhe Klopp i kanë refuzuar, Allegri dhe Conte janë shumë të vështirë, duket që Real Madridi dashur të shikoj për opsione të tjera – një plan B, që do të thotë një trajner me profil të ngjashëm si të Zinedine Zidanes që ka luajtur në klub, ka cilësi dhe është i gatshëm për sfidën.
Të dy kandidatët që i përshtaten këtij koncepti janë Michel dhe Michael Laudrup, të cilët kanë luajtur të dy në Bernabeu gjatë fazave të vona të karrierës së tyre (1994-96), transmeton portali arbresh.info.
Michel startoi në Madrid në moshën 13 vjeçare gjatë vitit 1976 dhe u bë një legjendë e klubit, ndërsa Laudrup mbahet mend për elegancën e tij në fushë, megjithëse kishte edhe një kohë magjike të shkurtër.
Ndër emrat e tjerë që janë përmendur është edhe Clarence Seedorf, i cili tashmë ka drejtuar AC Milanin, dhe Fernardo Hierro./arbresh.info/
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...