Milan luan ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions League nesër ndaj skuadrës së Newcastle.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Teksa sot në konferencë për media Pioli tha se qëllimi i Milanit është të qëndrojë në Europë.
“Për ne është një finale, është udhëkryqi i parë i vërtetë i sezonit. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në Evropë dhe kemi një shans, që është të fitojmë. Ne jemi të fokusuar në këtë gjë, kështu që motivimi, vëmendja, përqendrimi dhe vendosmëria e ekipit sigurisht që do të jenë në maksimum”-deklaroi Stefano Pioli.
Kujtojmë që Milani është në pozitën e fundit me pesë pikë aq sa ka edhe Newcastle në vendin e tretë, Parisi është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Dortmundi ka siguruar kualifikim tutje për 1/8 e finales, ku ka 10 pikë.
Me një fitore Milani do të siguronte Europa League, kurse nëse Dortmundi mposht PSG dhe Milani triumfon atëherë rosonerër do të kualifikohen për fazën tjetër të Champions League./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...